Postuar më:23/04/2018

Takimi me komunitetin shqiptar të Çikagos

1 2

Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, zhvilloi një takim me Komunitetit Shqiptar të Illinois (AACI). Ministri Majko vlerësoi maksimalisht punën e shoqatave që veprojnë atje dhe tha se do të përkrahë çdo iniciativë  organizuese të tyre. Ndërsa përmendi takimet e zhvilluara në Uashington me Grupin e Miqësisë Shqiptaro-Amerikane, Ministri tha se po përpiqej të nxiste rivendosjen e marrëdhënieve të ngushta që ka pasur komuniteti shqiptar me kongresin dhe senatin para luftës. Përfaqësuesit e komunitetit përshëndetën nismat e rëndësishme të ndërmarra nga Ministri dhe Qeveria shqiptare, të tilla si Ligji “Për Diasporën”, Ligji “Për Fondin e Zhvillimit të  Diasporës” dhe krijimi i Agjencisë  për Diasporën. Ata thanë se kishte ardhur koha për të  forcuar lidhjen mes shtetit shqiptar dhe diasporës, e cila ka dhënë  një  kontribut të pamohueshëm për vendet e origjinës. Gjatë bashkëbisedimit, pjesëtarët e komunitetit i drejtuan pyetje Ministri Majko mbi Ligjin e sapo dekretuar ‘Për Diasporën”, duke u ndalur veçanërisht tek mënyra e funksionimit te Këshillit Koordinues.

“Këshilli është një organizëm shumë i rëndësishëm, pasi në të njëjtën tryezë do të  ulen 15 anëtarë të diasporës. Krah tyre do të jenë Kryeministri, Presidenti dhe Ministrat më të rëndësishëm. Këshilli Koordinativ do të bëhet pika e komunikimit mes institucioneve shtetërore dhe përfaqësueseve të diasporës”, tha z. Majko, i cili shtoi se përfaqësuesit e diasporë do të hedhin ne tryeze problemet kryesore.

Në takim u diskutua gjithashtu për shqetësime të  tjera të  komunitetit, si çështja e regjistrimit të shtetasve jashtë vendit, hapja e qendrave kulturore, votimi etj.

 

2 3

3 3

4 3

5 3 1

6 3

7 2

8 2

Të rejat e fundit