Postuar më:06/06/2018

Angazhimi i diasporës shqiptare; diskutohet mbi ecurinë e programit

angazhimi i diaspores shqiptare

Ecuria dhe propozimet e reja lidhur me projektin që synon angazhimin e diasporës shqiptare për zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë, ishin në fokus te takimit që zhvilloi Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko  me anëtarët e bordit drejtues të programit.

Programi 3 vjeçar financohet nga Kooperacioni Italian, me përfshirjen operacionale të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim dhe zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Ministri Majko e vuri theksin tek rëndësia e përshtatjes së plotë të projektit me legjislacionin e ri në fushën e diasporës.

Gjatë takimit përfaqësuesit e palëve të përfshira në projekt, ndër të cilët Drejtoresha e IOM në Shqipëri znj. Alma Jani dhe Kreu i Agjencisë Italiane për Zhvillim në Tirane, z. Nino Merola,  diskutuan mbi ecurinë e procesit të bashkëpunimit me diasporën shqiptare. Programi do të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë për të zbatuar një qasje gjithëpërfshirëse për angazhimin e diasporës.