Postuar më:04/06/2018

Bashkëpunim për avancimin e të rinjve shqiptarë

Majko me Forumin Rinor Shkup

Bashkëpunimi për organizimin e aktiviteteve që do të mbledhin rininë  mbarë shqiptare, përkujtimi i themelimit të shkollës shqipe në Manastir dhe organizimi i një tryeze të rrumbullaket me rininë shqiptare në Shkup, ishin në qendër te diskutimeve që zhvilloi Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko, me pjesëtarët e Forumit Rinor Shqiptar që vepron në Shkup.

Qëllimi i Forumit është të nxisë avancimin profesional të të rinjve përmes konferencave, tribunave, manifestimeve kulturore dhe sportive, fushatave të ndryshme shoqërore, aktiviteteve sociale ekologjike, aplikimit dhe implementimin të projekteve ndërkombëtare rinore etj.

Ministri Majko, i cili i priti në zyrë anëtarët e Forumit, përgëzoi të rinjtë për iniciativat dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim.