Postuar më:13/01/2018

Miratohet Projektligji për Diasporën nga Këshilli i Ministrave

IMG 26181

Diaspora shqiptare do të ketë tani e tutje edhe një mbështetje të fortë, të rregulluar nga një kuadër ligjor. Këshilli i Ministrave miratoi të premten, më 12 Janar 2018, Projektligjin për Diasporën ku detajohen rregullat dhe kompetencat e autoriteteve shtetërore përgjegjëse për marrëdhëniet me shqiptarët jashtë vendit.
Ndër të tjera projektligji parashikon krijimin e Qëndrave Kulturore për Diasporën.
Në Muzeun Historik Kombëtar do të themelohet një pavion i veçantë për diasporën ndërsa Biblioteka Kombëtare, në bashkëpunim me Ministritë përgjegjëse për arsimin dhe kulturën, do të mundësojë aksesin në fondin e librave “online”, pa pagesë, për edukimin dhe letërsinë, dedikuar interesave të diasporës.
Ndërkohë, Radio-televizioni Shqiptar do të sigurojë një kanal transmetimi me program radioteleviziv për diasporën. Shpenzimet për prodhimin e programeve të dedikuara për diasporën dhe transmetimin do të përballohen nga buxheti i shtetit.

Për pjesëtarët e suksesshëm të diasporës do të akordohet çmimi “Ambasador i Kombit”. Kriteret dhe mënyra e ndarjes së çmimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Ndërkohë, data 18 dhjetor caktohet si Dita Kombëtare e Diasporës.

Lexo më shumë këtu.

Shkarko Projektligjin

Zv. Kryeministrja e Ukrainës, Ivanna Klympush-Tsintsadze priti në një takim miqësor Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Gjatë takimit u vu theksi tek nxitja e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, dhe u fol gjithashtu për firmosjen e një marrëveshje për tregtinë e lirë. Z.Majko ftoi Zv.Kryeministren Ukrainase në një vizitë në Shqipëri. Ministri Majko, Pandeli Majko, Ministri i Shtetit per Diasporen, vizite ne Ukraine, Ministri

Të rejat e fundit