Postuar më: 20/02/2018

Strategjia për Diasporën pranë finalizimit

3 3

Strategjia Kombëtare për Diasporën është pranë finalizimit. Në takimin e katërt të grupit të punës për hartimin e Strategjisë dhe te Planit të Veprimit, Ministri i Shtetit për Diasporën caktoi 20 marsin si mbledhjen ku do të bëhen propozimet dhe vërejtjet e fundit mbi draftin.

Z. Pandeli Majko informoi përfaqësuesit e Ministrive të ndryshme lidhur me rezultatet e takimit mes Ministrive të Arsimit e Diasporës në Shqipëri e Kosovë, ku palët u dakordësuan për krijimin e një qendre të përbashkët arsimi me bazë në Prishtinë, e cila do të ketë një funksion koordinues për botimin apo shpërndarjen e librave mësimorë shqip. Pasi versioni final i Strategjisë për Diasporën dhe Planit të Veprimit të jetë gati, do të procedohet me kalimin e draftit për miratim në mbledhjen e qeverisë.

Të rejat e fundit