Postuar më: 11/12/2017

Firmosja e Memorandumit të Mirëkuptimit midis Ministrit të Shtetit për Diasporën, Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë

DSC9497

Ministri i Shtetit për Diasporën, Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi për remitancat.

Qëllimi I këtij memorandumi është rritja e ndërgjegjësimit, lehtësimi I dialogut dhe nxitja e bashkëpunimit të efektshëm midis palëve për çështje që kanë të bëjnë me kontributin e dërgesave në para nga emigrantët shqiptarë në diasporë për zhvillimin e ekonomisë. Gjithashtu, Memorandumi synon të nënvizojë rolin e diasporës në nxitjen e investimeve në ekoniminë shqiptare, si dhe në përthithjen e kapitalit njerëzor, kjo në përputhje të plotë dhe me Strategjinë Kombëtare për Diasporën.

Në fjalën e tij, Ministri Majko nënvizoi rolin e sistemit bankar në vend, në lidhje me këshillimin e diasporës për të parë mundësitë reale për investim në Shqipëri: “Tregu bankar është krenaria e Shqiërisë për stabilitetin e vet. Kjo tryezë është vetëm vlerësim dhe besoj të shërbejë në një dialog që i shërben atij dhe forcimit të tij.Tregu bankar është fillimi dhe fundi i konkluzionit të krijimit të një ambienti të favorshëm në vendlindje për diasporën shqiptarë. Ofrimi i informacionit për mundësitë e investimeve në vendlindje, shërbimet bankare janë ftesa për të ardhme të ndryshme ekonomike. Anëtarët e diasporës duhet të jenë në gjendje të investojnë në Shqipëri nën këshillat e ftohta të sistemit bankar.

Ndërsa Guvernatori Sejko, u shpreh se: “E vlerësoj si hapin e parë të domosdoshëm të një platforme zhvillimore për fuqizimin dhe përdorimin më efektiv të remitancave. Ka ardhur të koha tregojmë më shumë kujdes, vlerësim dhe mirënjohje për ata dhjetra mijëra bashkëatdhetarë që mes sakrificash të shumta vazhdojnë të kontribuojnë në mirëqënien e kombit tonë, duke sjellë një pjesë të kursimeve pranë familjeve të tyre. Inkurajojmë të gjithë industrinë bankare dhe aktorët e tjerë të sistemit financiar që të kontribuojnë në këtë inciativë me vizion dhe produkte konkrete për vetë faktin se ju mund të luani një rol të veçantë në mobilizimin sa më efikas të remitancave.”

Në takim ishin të pranishëm përfaqësuesit e Bankave të Nivelit të Dytë, Banka Botërore, FMN si dhe përfaqësuesit e kompanive të cilat kryejnë transferta monetare, të cilët në fund të takimit realizuan një diskutim mbi remitancat.

 

Të rejat e fundit