Klajda Gjosha

Jetëshkrimi

Të dhëna vetjake

Emri: KLAJDA

Atësia: THEODHORAQ

Mbiemri: GJOSHA

Datëlindja: 28.07.1983

Vendlindja: TIRANË

 

Arsimi:

2005 – 2006 ; Studime Evropiane, Diploma Master i Nderit, Universiteti i Reading, Angli.

2002 – 2005 ; Politika dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare , Diploma Bachelor i Nderit, Universiteti i Reading, Angli.

2000 – 2002; Diploma e nivelit të avancuar, Diploma e Shkollës së Mesme, Kolegji Strode, Angli.

1998 – 2000; Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Ismail Qemali”, Tiranë.

 

Eksperienca në punë:

16.09.2013 –8.9.2017; Ministre, Ministria e Integrimit Evropian Tiranë, Shqipëri.

14.12.2012 – 09.04.2013; Ministria e Punës, MPCSSHB, Zëvendësministër, Çështjet Gjinore, Komuniteti Rom dhe Njerëzit me aftësi të kufizuar.

14.09.2011 – 14.12.2012; Drejtoria e Turizmit dhe Promovimi i Qytetit, Bashkia e Tiranës. Drejtimi dhe menaxhimi i projekteve dhe sektorëve të fotografive turistike.

26.04.2010 – 14.09.2011; Zyra Rajonale e Punësimit në Tiranë, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Migracionit, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Shef i zyrës, menaxhimi i 13 sektorëve të Zyrave të Punës, Tiranës.

04.02.2008 – 06.11.2008; Agjencia Kombëtare e Turizmit, Drejtore e Marketingut dhe Promovimit të Turizmit, Menaxhimi i dy sektorëve të këtij departamenti :

  • Sektori i promovimit;
  • Sektori i menaxhimit të webit.

01.03.2007 – 01.02.2008; Waz Medien Grupe, Media Company, Asistente e grupit përfaqësues të Wazz për Shqipërinë.

  • Menaxhimi i kontakteve me kompanitë e mediave.
  • Hulumtimi i tregut për gazetat dhe revistat shqiptare.
  • Ruajtja dhe përpilimi i dokumenteve si kontrata, bilanci etj. 

Shtator 2004; Ministria e Punëve të Jashtme, Praktika në Zyrën e Bashkimit Evropian, Analiza e projektit midis Shqipërisë dhe BE

04.04.2003 – 10.05.2003; European Care Company LTD, Street Somerest, Angli, Punë sociale.

 

Aktivitete shoqërore dhe politike:

  • Prej janarit të vitit 2012 dhe në vazhdim, anëtare e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim.
  • Maj 2012 – në vazhdim Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim.
  • 2012-2016; Nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim
  • Dhjetor 2008 angazhuar pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim.