Postuar më: 29/10/2017

Konferenca Ndërkombëtare “Migrimi, Diaspora dhe Zhvillimi në Shqipëri e në Ballkanin Perëndimor”

04A3361

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, mori pjesë në konferencën Ndërkomëtare “Migrimi, Diaspora dhe Zhvillimi në Shqipëri e në Ballkanin Perëndimor”,të organizuar nga Universiteti Mesdhetar në bashkëpunim me Qëndrën për Studime Ekonomike dhe Sociale. Në konferencën dy ditore, po diskutohet në një panel ekspertësh mbi diasporën shkencore e cila është ndër potencialet më të mëdha që ka Shqipëria dhe rolin e saj në zhvillimin ekonomik të vendit. Në fjalën e tij Ministri Majko theksoi se:“Mungon një studimi i thelluar mbi numrin e studentëve shqiptarë në universitetet jashtë vendit dhe mbi fushat ku ata specializohen. Kryerja e nje raporti vleresues mbi vështirësitë e studentëve shqiptarë për të riardhur lirisht në vend dhe mbi faktorët që ndikojnë në këtë situatë, janë në nivel sipërfaqësor”.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Ministri Majko, u ndal edhe tek vota e emigrantëve, ku një rëndësi të veçantë ka procesi i rregjistrimit të tyre: “Aktualisht politika ka rihapur diskutimin për votimin e migrantëve e cila do të sjellë “tronditje” pozitive në drejtim të ndërtimit të politikave funksionale. Kjo temë ka për hapur mjaft të tjera ku padyshim rëndësi të veçantë ka procesi i rregjistrimit të migrantëve, i cili do të kërkojë forma veprimi të reja që nga implementimi i reformës së rregjistrit civil, tek rregjistrimi i migranteve dhe i adresës së tyre jashtë vendit i cili duhet të jetë i detyrueshëm.”

Gjatë takimit themeluesi i Universitetit Mesdhetar, Anastas Angjeli u shpreh se: “Hapi i parë i politikes së re të integrimit të emigracionit dhe diasporës në ecurinë e zhvillimit të vendit është forma e re e komunikimit me ta. Sot ne duhet të  luftojmë që ata të jenë në qendër të politikës tonë, të kenë interes aktiv për të, duke i njohur dhe na njohur,  duke ndikuar që ne të permiresohemi”.

Të rejat e fundit