Postuar më: 15/01/2018

Majko në Ukrainë; Fton diasporën në Shqipëri

1

Pas 300 vitesh duhet të vini në Shqipëri, për ta parë nga afër vendin tuaj të origjinës, i cili është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar turistik. Ky ishte mesazhi që përcolli Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, gjatë vizitës së tij në fshatin Karakurt, ku jeton më shumë se gjysma e shqiptarëve të Ukrainës. ‘Gjaku nuk bëhet ujë’-tha më tej Ministri i Shtetit, i cili premtoi se do të ketë gjithmonë një sy e një vesh për diasporën në Ukrainë. Implementimi i projekteve të përbashkëta në arsim dhe kulturë ishte në qendër të një tryeze të rrumbullakët të mbajtur me autoritetet rajonale dhe përfaqësues të diasporës. Z.Majko vizitoi shkollën ku mësohet gjuha shqipe e gjithashtu Shtëpinë e Kulturës ku performuan një sërë grupesh artistike të diasporës.

Të rejat e fundit