Postuar më: 09/01/2019

Mblidhet grupi ndërinstitucional i punës për përcaktimin e koordinatorit kombëtar për programin e bursave

Grupi ndërinstitucional i punës për urdhrin nr.135 mbajti sot mbledhjen e radhës ku u diskutua për masën nr.64 të “Strategjisë Kombëtare për Diasporën”: “Rishikimi dhe orientimi i programeve/donatorëve, të cilët ofrojnë bursa studimore për jashtë vendit drejt fushave të ekspertizës për të cilat ka nevojë Shqipëria. Gjithashtu edhe për vlerësimi i kryerjes së një studimi të thelluar mbi numrin e studentëve shqiptarë në universitetet jashtë vendit dhe mbi fushat ku ata specializohen”.

Gjatë takimit Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko theksoi se duhet të caktohet një koordinator kombëtar për zbatimin e kësaj mase. Po kështu është e nevojshme ngritja e një sektori për bursat brenda dhe jashtë vendit pranë drejtorisë përkatëse të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Gjithashtu koordinatori faqen e tij zyrtare elektronike do të ofrojë një informacion të plotë mbi bursat që jepen nga shteti shqiptar dhe ato që ofrohen për shtetasit shqiptar. “Kjo do të shërbejë për krijimin e një regjistri me të dhëna të plota mbi bursat”, – tha ministri.