Postuar më: 22/01/2018

Bashkëbisedim me nxënësit, z.Majko rikthehet tek ‘Mihal Grameno”

Majko1

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko u rikthye në shkollën e tij të fillores, ‘Mihal Grameno’. Me ftesë të drejtuesëve të shkollës 9 vjeçare, z.Majko bashkëbisedoi me një grup nxënësish të interesuar për të mësuar më shumë nga jeta politike e Ministrit. Z.Majko nuk ka mundur të fshehë emocionet pas rikthimit në shkollën ku ende kujtohet si një prej nxënësve model të viteve 70. Ministri i Shtetit për Diasporën iu përgjigj pyetjeve të ndryshme te fëmijëve lidhur me angazhimet e tij në politikë, duke ndare me ta edhe kuriozitete e momente interesante që kanë shënjuar jetën e tij si politikan e jo vetëm. Duke bërë një paralelizëm me pasionin e tij të fëmijërisë, aviacionin, z.Majko tha se në politikë nuk ka rëndësi se sa lart ngjitesh por sa mirë ulesh. I pyetur nga nxënësit Ministri i Shtetit për Diasporën përmendi luftën në Kosovë si një prej momenteve më të vështira të jetës politike. Z.Majko shpjegoi gjithashtu edhe rëndësinë e misionit si Ministër për Diasporën, për përfaqësimin dhe nxitjen e politikave të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me të gjithë shqiptarët jashtë vendit.

 

Të rejat e fundit