Postuar më:11/04/2018

Ministrat Majko e Gashi me shqiptarët e Lozanës

3be91f9c 022d 4c22 9fd9 e2df4a412928

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, i shoqëruar nga homologu Dardan Gashi, vizitoi të martën ambientet e Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare në Lozanë, (ISEAL), i cili ka për qëllim zhvillimin dhe forcimin e lidhjeve mes Zvicrës dhe shqiptarëve, ndihmën për integrimin e shqiptarëve në Zvicër, si dhe të shërbejë si pikë referimi për vende të tjera ose organizata ndërkombëtare që interesohen për çështjet shqiptare. Drejtuesit e Institutit prezantuan gjatë takimit disa prej nismave të tyre, ndër te cilat krijimi i një grupi të shoqatave profesionale. Siç u tha, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë treguar interes për mësimin e gjuhës shqipe përmes ISEAL. Dy Ministrat përgëzuan Institutin për inciativat e rëndësishme në shërbim të diaporës dhe shprehën interesin për projekte të përbashkëta. Ndërsa njohu të pranishmit me të gjitha reformat e ndërmarra sa i përket përpjekjes për të institucionalizuar marrëdhënien e shtetit me shqiptarët jashtë vendit, z. Majko foli për organizimin e samitit të dyte të diasporës, duke ftuar përfaqësuesit e Institutit por edhe të organizmave të tjerë që merren me çështjet e diasporës, që të jenë të pranishëm. Ministri Gashi e vuri theksin tek bashkëpunimi i ngushte mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në trajtimin e çështjeve të diasporës. Më pas dy Ministrat u takuan me përfaqësues të portalit informativ Albinfo.ch, që ka ndërmarrë një sërë iniciativash për të adresuar nevojat e diasporës shqiptare. Gjatë takimit u theksua roli i rendësishëm që luan diaspora në zhvillimin e vendlindjes dhe shtetit ku jeton. Ministrat  vlerësuan lart punën e platformës së veçantë, e cila funksionon përmes bashkëpunimit të komunitetit shqiptar dhe autoriteteve zvicerane. Ministri Majko shprehu interesin për t’u informuar mbi eksperiencën pozitive të platformës.

92284780 4e8b 4cf9 a48f dfa93cab4c01

bffeaa5a 8861 44b6 b9e3 40c0a0ecb566

b46a4f9d fbaa 4fc7 b23f 2c8681f6fb57

4b2fcbd4 2887 46ec 8fc0 1210c9f855d0

Të rejat e fundit