Postuar më:06/02/2018

Homazhe për tre vëllezërit Bytyçi

dfec23d3 fc45 45ef b718 85a38c1be6eb 1

Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe homologu i tij në Kosovë z. Dardan Gashi, u takuan të hënën me familjarë e ish ushtarë të Batalionit ‘Atlantiku’, të cilët gjatë luftës së viteve ’90-të në Kosovë, lanë familjet, shtëpitë dhe punën që kishin në SHBA, për tu bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dy Ministrat vizituan familjen Bytyçi, tre pjesëtarë të së cilës u vranë nga forcat serbe ne vitin 1999-të. Takimi me familjarët u pasua nga homazhe në varrezat ku prehen tre vëllezërit Bytyçi. Ministrat vendosën kurora lulesh dhe mbajtën një minutë heshtje në nder të tyre. Ish ushtarët e Batalionit ‘Atlantiku’ që veprojnë si pjesë e Shoqatës “Atlantiku”, parashtruan kërkesën për ngritjen e një obelisku në Tiranë dhe Prishtinë, ku të shkruhen emrat e të rënëve në luftë.
Ministri Majko propozoi organizimin e një aktiviteti të përvitshëm për të përkujtuar themelimin dhe betimin e ‘Batalionit’ të Atlantikut.

Të rejat e fundit