Postuar më: 09/02/2018

Ministri Majko takon McMaster

3new

Ministri i Shtetit për Diasporën, i cili gjendet në një vizitë disa ditore në SHBA, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Washington, me rastin e përvjetorit të pavarësisë. Mes të ftuarëve në aktivitet ishte Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, z. Herbert Raymond McMaster, me të cilin Ministri Majko zhvilloi një takim.


Nderkaq, të enjten z. Pandeli Majko ishte i ftuar në aktivitetin e përvitshëm të Mëngjesit të Lutjeve në Washington, i organizuar nga Kongresi i SHBA. I pranishëm në aktivitet ishte edhe Presidenti amerikan z. Donald Trump.

Mbi bazë të protokollit, Ministri i Shtetit për Diasporën qëndroi krah Ministrit të Jashtëm të Serbisë, z. Ivica Daçiç. Në të njëjtën tryezë gjendeshin edhe kongresmeni Robert Aderholt dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Të rejat e fundit