Postuar më: 11/04/2018

Takim me shoqatat shqiptare të Gjenevës

e9189c27 884a 455a 88fd 6d25b5b4bfa0

“Komuniteti shqiptar në Zvicër është një nga më të konsoliduarit nga pikëpamja ekonomike por po konsolidohet edhe më tej, si një faktor që do të ketë influencë në zhvillimin e Kosovës dhe Shqipërisë”

Me këto fjalë iu drejtua Ministri Majko përfaqësuesëve te shoqatave shqiptare në Kantonin e Gjenevës, në një takim të zhvilluar në Konsullatën e Kosovës, ku ishte i pranishëm edhe Ministri I Diasporës në Kosovë, z. Dardan Gashi. Ndërsa pranoi sfidat e mëdha me të cilat përballeshin në përpjekjen e tyre për të ristrukturuar komunitetin shqiptar jashtë vendit, z. Majko tha se në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës po përpiqen të krijojnë modelet më të mira të organizimit të diasporës. Për këtë, sipas tij, është e nevojshme shfrytëzimi i eksperiencës së çmuar të komuniteteve të mirëintegruara në vendet pritëse. Gjatë takimit u fol për marrëveshjen për arsimin, e arritur mes Ministrive të Arsimit e Diasporës në Shqipëri dhe Kosovë. Ministrat thanë se grupi i specialistëve e kishte përfunduar kurikulën e përbashkët për mësimin shqip jashtë vendit dhe se pritet miratimini saj. Përfaqësuesit e komunitetit u interesuan mbi mënyrën e financimit dhe vlerësimit të standardeve të arsimtarëve që japin mësimin plotësues shqip.

e06bf088 befa 4612 a8ef 55a8a629bcdd

a9799a34 b4af 4fbb aea0 f97e1a528c27

28433eaf e8ab 4215 8e1a 1edea926db7d

Të rejat e fundit