Postuar më:12/12/2017

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, vizitë pune në Romë dhe Aquila, Itali

20171212 132447

 

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko zhvilloi një vizitë pune në Romë dhe Aquila, Itali. Gjatë vizitës Ministri Majko takoi Presidentin e Provincës Angelo Caruso si dhe Zëvendëskryetarin e Bashkisë Guido lliris. Në fokus të bisedave ishte modeli i integrimit të komunitetit shqiptartë L’ Aquila-s dhe mardhëniet e tij me shtetin amë.

Gjithashtu, Ministri Majko, së bashku me Ambasadoren e Shqipërisë në Itali Znj. Anila Bitri morën pjesë në aktivitetin “Takohemi për një libër”.Në fund të takimit Ministri realizoi dhe një bashkëbisedim me të pranishmit, ku Ministri vuri theksin tek rëndësia që ka lëximi i librit në shqip, si mënyra më e mirë për ruajtjen e gjuhës.

 

Në takimet me Shoqatat Shqiptare, Ministri u informua mbi aktivitetet e tyre, si dhe diskutoi për rolin e Ministrit të Shtetit për Diasporën në riorganizimin e Shoqatave Shqiptare, të cilat veproj në jashtë atdheut.

Vizita e Ministrit Majko u përmbyll në takimin me diasporën shqiptare në Aquila, ku mori pjesë në Festën e Flamurit të komunitetit shqiptar.

“Ky është flamuri që na kam bledhur sot këtu, por nuk është hera e parë që mbledh shqiptarët dhe në ditën e flamurit të gjithë shqiptarët duhet të janë bashkë. Dëshiroj t’ju them se jo vetëm shqiptarët që janë këtu në Aquila, por për të gjithë shqiptarët kudo që janë: Ju jeni pjesë e jona, mbase jemi pak me vonesë, por jemi këtu sepse jemi gjaku i gjakut tuaj dhe nëse na kanë kuptuar arbëreshët, do na kuptoni dhe ju. Ajo që po shoh me kënaqësi është fibra e re e brezit të fëmijëve të emigrantëve tanë, të cilët me sytë e tyre, po shohin një Itali ndryshe, një Itali që s’ka të bëjë me protokollin diplomatik, e cila është edhe esenca  e mardhënieve  midis  Italisë  dhe  Shqipërisë: janë mardhëniet njerëzore, pa këto mardhënie njerëzore, nuk besoj se do  të kishte  mardhënie  italo-shqiptare”, u shpreh Ministri Majko.

 

Në këtë takim kishte dhe përfaqësi te institucioneve italiane, qëndrore dhe vendore.

 

 

Të rejat e fundit