Postuar më: 05/04/2018

Ministri Majko, homazhe tek varri i Sami Frashërit

1 1

Në ditën e fundit të vizitës së punës në Turqi, Ministri i Shtetit për Diasporën zhvilloi homazhe në varrin e shkrimtarit dhe rilindasit të njohur Sami Frashëri. Z. Majko vendosi një buqetë me lule në vendin ku ai prehet në Stamboll.

Me herët Ministri vizitoi Muzeun e Gallatasarait, qendra kulturore e themeluar në 1868-n. I shoqëruar nga Konsulli shqiptar në Stamboll z.Agron Tare dhe përfaqësues të komunitetit, z. Majko bëri një ndalesë edhe në Liceun 537 vjeçar të Gallatasarait, një prej më të famshmëve në Turqi. Ai është liceu më i vjetër në vend.

Një vizitë e veçantë ishte edhe ajo në klinikën dentare të një familje shqiptare, e cila pavarësisht se ka emigruar në Turqi 80 vite më parë, ka ruajtur gjuhën dhe dashurinë për vendin e origjinës.

Të rejat e fundit