Postuar më: 10/02/2018

Ministri Majko, intervistë për Zërin e Amerikës

2018 02 09 PHOTO 00001646

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në Washington, Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko foli më gjerësisht për hapat që janë ndërmarrë në 120 ditë për forcimin e lidhjes së shtetit me diasporën. Ai përmendi miratimin e ligjit për Agjencinë, kalimin e projektligjit “ombrellë” për diasporën dhe gjithashtu për projektligjin që ka të bëjë me fondin për diasporën. Ministri vlerësoi përpjekjet dhe inciativat e shqiptarëvë që jetojnë në SHBA në mbrojtje te gjuhës dhe identitetit shqiptar. Komuniteti shqiptar sipas tij, përfaqëson një pasuri të jashtëzakonshme intelektuale e cila duhet shfrytëzuar. Ministri theksoi interesin e madh të diasporës për të investuar në Shqipëri. Z. Majko foli gjithashtu për çeshtjen e lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke u ndalur edhe tek vizita e Kryeministrit Ramush Haradinaj në Washington. E zhvilluar në këtë moment, sipas z. Majko, ajo ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e Kosovës dhe statusin e saj.

Më poshtë linku i intervistës së plotë:
https://www.zeriamerikes.com/a/4247072.html

Të rejat e fundit