Postuar më:27/01/2018

Ministri Majko me koleksionistin arvanitas

kot 1

Takimin e fundit gjatë vizitës në Athinë, Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko e zhvilloi me koleksionisitin arvanitas, z.Panajotis Koliomichali. Ai e njohu Ministrin me përpjekjet e vazhdueshme gjatë viteve në mbështetje të komunitetit shqiptar, me të cilin siç thotë, ka një lidhje të ngushtë. Që prej vitit 1981 ruan marrëdhënie bashkëpunimi me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe si mjek ka kontribuar me shërbimet dhe njohjet e tij gjatë periudhave të vështira të Shqipërisë.

Gjatë takimit u diskutua për kontributin e z. Koliomichali, i cili ruan ndër vite një koleksion të pasur me gravura, peisazhe dhe portrete nga Shqipëria dhe i gjithë rajoni. Koleksionin e tij e ka vënë shpesh në dispozicion të promovimit të artit dhe historisë shqiptare. Në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Greqi, po punon për hapjen e një ekspozite me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skendërbeut.

Të rejat e fundit