Postuar më:27/03/2018

Ministri Majko me përfaqësuesit e CNA

1 3

Krijimi i një rrjeti biznesesh shqiptare në Itali dhe rritja e bashkëpunimit me sipërmarrësit atje, ishin në fokus të takimit të zhvilluar në Parma, mes Ministrit Pandeli Majko dhe përfaqësuesëve të CNA, Konfederata Kombtare e Artizanatit dhe Sipërmarrjes se Vogël e të Mesme. Shoqata, e cila përfaqëson 350 000 sipërmarrës, 60 000 prej të cilëve në Emilia Romagna, ka në radhët e saj edhe shumë biznesmenë shqiptarë. Ministri i Shtetit për Diasporën pohoi rëndësinë e vendosjes së një raporti solid e konstruktiv me sipërmarrësit shqiptarë në territorin italian, veçanërisht në rajonin e Emilia Romagna, ku jeton prej kohësh një prej komuniteteve më të medha shqiptare.

Sektori ushqimor dhe ai bujqësor, u përmendën si tepër të rëndësishëm për iniciativa bashkëpunimi. Ndërkaq, përfaqësuesi i CNA z. Marcello Mazzera, tha se sfida e tyre e r është ajo e krijimit të mundësive të zhvillimit dhe rritjes për sipërmarrjet shqiptare ne Itali. Ai theksoi rëndësinë e krijimit të një rrjeti të strukturuar të biznesmenëve. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë lokale dhe sipërmarrës shqiptarë, të cilët treguan eksperiencat e tyre.

Të rejat e fundit