Postuar më:07/05/2018

Ministri Majko me shqiptarët në Melburn

1 2 1

Ministri i Shtetit për Diasporën u takua të shtunën me përfaqësues të diasporës shqiptare në Melburn, ku edhe përqëndrohet numri më i madh i shqiptarëve në Australi. Gjatë bashkëbisedimit të hapur u fol për reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare sa i përket trajtimit të shqiptarëve jashtë vendit, me Ministrin Majko që informoi të pranishmit lidhur me përmbajtjen e ligjeve të miratuara së fundmi, ai “Për Diasporën” dhe Ligji për Agjencinë Kombëtare të Diasporës. Ndërsa e vuri theksin tek rëndësia e përfshirjes së gjuhës shqipe në programin shkollor në zonat ku jetojnë shqiptarë, z. Majko kërkoi bashkëpunimin e shoqatave shqiptare dhe pjesëtarëve të tjerë të komunitetit në organizimin e aktiviteteve të rregullta vjetore, ku do të mblidheshin shqiptarët. Ministri foli për planet e ngritjes së një qendre kulturore në Australi, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, me të cilën do të ndajnë edhe shpenzimet.

1 1 1

1 3 1

1 4 1

1 5

“Si Tirana, ashtu edhe Prishtina janë përballë një prove delikate lidhur me mënyrën se si do të koordinohen për diasporën”, tha Minsitri Majko, i cili shpjegoi në detaje edhe marrëveshjen për një qendër të përbashkët botimesh, me bazë në Prishtinë dhe degë në Tiranë.

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Melburn shprehën kënaqësinë për vizitën e Ministrit Majko dhe u ofruan të ndihmojnë për ruajtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar tek brezi i ri.

Të rejat e fundit