Postuar më:29/01/2018

Ministri Majko, në kishën e shqiptarëve

2018 01 28 PHOTO 00000226

Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko, gjendet në një vizitë në Romë, ku i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Vatikan, znj. Majlinda Dodaj dhe Ambasadorja shqiptare në Romë, znj. Anila Bitri, ndoqi meshën e mbajtur në gjuhën shqipe, në kishën e hershme “San Giovanni della Malva”. Mesha e zhvilluar në kishën që u është vënë në dispozicion shqiptarëve të Italisë që prej vitit 2004, gjate papatit të Papa Gjon Palit të II, u drejtua nga Don Pasquale Ferraro, prift arbëresh nga Piana degli Albanesi.


Ne fjalën e tij, Ministri i Shtetit për Diasporën u shpreh i nderuar për praninë në atë që e quajti, shtëpi të shqiptarëve, veçanërisht në një moment të rëndësishëm si perkujtimi i 550 vjetorit të vdekjes së Skëndërbeut.


Marrëdhënien e shqiptarëve me Vatikanin dhe Kishën Katolike, z. Majko e cilësoi një testament të heroit tonë kombtar.
“Ndihem jashtëzakonisht i emocionuar, që e gjithë mesha u mbajt në gjuhën shqipe dhe fjala e Zotit u lexua në shqip”-ishin fjalët e Ministrit.
Pas përfundimit të meshës sopranoja e talentuar Ana Lushi performoi këngë të zgjedhura shqiptare.

Të rejat e fundit