Postuar më: 30/01/2018

Ministri Majko, në Ministrinë Italiane të Kulturës

pandeli3

Në takimin e zhvilluar në Ministrinë Italiane të Kulturës më znj. Dorina Bianchi, Ministri i Shtetit për Diasporën theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e kulturës e gjithashtu pasurive kulturore. Gjatë bisedimeve u fol mbi intensifikimin e përpjekjeve për përfshirjen më të madhe të komunitetit shqiptar në aktivitetet kulturore dhe shkëmbimin e eksperiencave mes dy vendeve. Ministri kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë me Ministrinë e Kulturës sa i përket kandidaturës se arbëreshëve për tu renditur mes pasurive kulturore të UNESCO-s. Në këtë aspekt, palët u dakordësuan mbi nevojën e një nisme ndërqeveritare.

Të rejat e fundit