Postuar më: 17/01/2018

Ministri Majko me përfaqësuesit e “Kosova për Sanxhakun”

IMG 20180117 WA0009

Ministri i Shtetit për Diasporën priti në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare ‘Kosova për Sanxhakun”. Grupi i kryesuar nga Z.Ismet Azizi e falenderoi Ministrin Majko për vëmendjen e kushtuar këtyre trevave, kulturës e traditës së tyre. Përfaqësuesit e organizatës e ftuan Z.Majko të merrte pjesë në aktivitetet akademike e kulturore të organizuara prej tyre në të ardhmen e afërt. Ministri nga ana e tij u tregua i disponueshëm për t’u bërë pjesë e këtyre aktiviteteve.

Zv. Kryeministrja e Ukrainës, Ivanna Klympush-Tsintsadze priti në një takim miqësor Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. Gjatë takimit u vu theksi tek nxitja e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, dhe u fol gjithashtu për firmosjen e një marrëveshje për tregtinë e lirë. Z.Majko ftoi Zv.Kryeministren Ukrainase në një vizitë në Shqipëri. Ministri Majko, Pandeli Majko, Ministri i Shtetit per Diasporen, Kosova vizite ne Ukraine, Ministri

Të rejat e fundit