Postuar më:27/01/2018

Ministri Majko me shqiptarët e Selanikut

min1

Të shtunën, Ministri i Shtetit për Diasporën qëndroi në Selanik, ku u takua me përfaqësues të shoqatave shqiptare atje. Z. Pandeli Majko i informoi ata lidhur me hapat që po ndërmerren në mbështetje të diasporës shqiptare, duke i njohur më shumë me përmbajtjen e projektligjit dhe funksionin e Agjencisë për Diasporën.

“Emigrantët përfaqësojnë një cilësi të popullsisë shqiptare””- u shpreh Ministri, i cili e vuri theksin tek rëndësia e përfshirjes në votime të shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Ministri foli për planet e hapjes së qendrave kulturore në të gjithë botën, angazhimin e tij për organizimin e aktiviteteve kulturore për shqiptarët e Greqisë, krijimin e lehtësirave për mësuesit dhe nxënësit shqiptarë dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës tek brezat e rinj.

Z. Majko informoi përfaqësuesit e shoqatave lidhur me diskutimet e zhvilluara në Athinë, si ato me Ministrin e Brendshëm dhe Avokatin e Popullit, ku në fokus ishin problematikat e komunitetit shqiptar. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e shoqatave informuan Ministrin Majko mbi shqetësimet e komunitetit shqiptar në Selanik dhe parashtruan kërkesat e tyre.

Të rejat e fundit