Postuar më: 17/01/2018

Ministri Majko, takim me Federatën e Shoqatave Arbëreshe.

2018 01 17 PHOTO 00000538

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, priti në zyrë përfaqësuesit e Federatës së Shoqatave Arbëreshe. Gjatë takimit, Ministri Majko u njoh me problematikat që prekin komunitetin arbëresh dhe gjithashtu me propozime që do të ndihmonin në ruajtjen e gjuhës dhe traditave të trungut më të vjetër të diasporës shqiptare. Z.Majko informoi përfaqësuesit e Federatës së Shoqatave Arbëreshe mbi hapat qe po ndërmerr ministria për krijimin e lehtësirave për diasporën. Ai premtoi të mbështesë iniciativat e komunitetit Arbëresh për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe traditave të tij.

Të rejat e fundit