Postuar më:28/05/2018

Ministri Majko takime pune në komunën Piana degli Albanesi

Gjatë qëndrimit në Sicili, Ministri Majko dhe homologu i tij në Kosovë, Z. Gashi, vizituan sheshin kryesor të komunës Piana degli Albanesi, në të cilin ndodhen statujat e Nënë Terezës dhe Skënderbeut.

Më pas, ministrat nderuan arbëreshët e rënë në përpjekje për të kultivuar tokat e pashfrytëzuara të baronëve në vitet ’50-të në Portella della Ginestra, e cila shtrihet në Piana degli Albanesi.

Gjithashtu, gjatë vizitës së tyre, Ministri Majko u ndal dhe në Katedralen Piana degli Albanesi. Katedralja njihet si një institucion unik me karakteristika tipike arbëreshe që në vitin 1937 nga Selia e Shenjtë dhe është anëtare e Konferencës Episkopale Italiane. Katedralja e njohur italo-shqiptare ka shërbyer si bibliotekë e 18 mijë volumeve që në vitet 1500 dhe si seminar që në vitet 1740.

a3

Ministrat Majko dhe Gashi vizituan muzeun dhe bibliotekën në Piana degli Albanesi, vende ku arbëreshët ruajnë e kultivojnë gjuhën, kulturën e zakonet e tyre prej 600 vjetësh.