Postuar më:16/05/2018

Ministri Majko takon komunitetin shqiptar në Ancona

majko1 2

Pas takimeve me zyrtarë të lartë të rajonit të Marche, Ministri i Shtetit për Diasporën zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Ancona. Pjesëtarët e shoqatave të shumta që veprojnë atje, ndër të cilat “Aquila” dhe “San Benedetto”, e njohën Ministrin me aktivitetet e tyre për promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar. U fol për planet e organizimit të një federate futbolli që do të mbajë vulën shqiptare, një aktiviteti të përbashkët të shkollave shqipe në rajon dhe ngritjes së një busti të shenjtores shqiptare ‘Nënë Tereza” në një prej shesheve të qytetit. Sa i përket problematikave, u shtrua çështja e mundësimit të gjuhës shqipe për brezin e ri.
Ministri vizitoi gjithashtu ambientet e kompanisë prestigjioze të jahteve “Ferreti”, bashkëpunëtore e së cilës është sipërmarrja shqiptare “Arcobaleno”. E drejtuar nga Altin Daka, dhe me shumë punonjës shqiptarë, ajo merret me procesin e lyerjes së jahteve.

majko2 2

majko3 2

majko4 2

 

 

Të rejat e fundit