Postuar më: 08/06/2018

Ministri Majko takon priftin arbëresh, At Antonio Belushi

Majko me At Belushin

Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko priti në një takim At Antonio Belushi, prift arbëresh që ka realizuar një sërë studimesh për historinë dhe kulturën arbëreshe dhe arvanitase. Ministri vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të At Belushit dhe bisedoi me të lidhur me mënyrat më të mira për ruajtjen e zhvillimin e mëtejshëm të kulturës arbëreshe. Gjatë takimit u tha se ngritja në nivel ministror i përgjegjësive për çështjet e diasporës, është shenjë e seriozitetit me të cilin shteti shqiptar po e trajton këtë çështje.

At Belushi vlerësoi nismën e z. Majko për takimin me kryetarët e bashkive të komuniteteve arbëreshe në Itali. Në aktivitetin që parashikohet të mbahet gjatë vjeshtës në Prishtinë, do të diskutohet mbi nismat që do të kontribuojnë në ruajtjen e kulturës dhe historisë së arbëreshëve.