Postuar më: 02/07/2018

Ministri Majko tek ‘Shtëpia e Shqipërisë’ në Paris

Shtepia e Shqiperise Paris

Komuniteti shqiptar në Francë është mjaft i interesuar për iniciativa bashkëpunimi apo projekte të përbashkëta me autoritetet shqiptare. Këtë e thanë përfaqësuesit e shoqatës Maison d’Albanie, (Shtëpia e Shqipërisë), gjatë takimit të zhvilluar me Ministrin e Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko në Paris. Pjesëtarët e shoqatës janë kryesisht intelektualë e profesionistë të suksesshëm, të tillë si z. Gjergji Leka, Drejtor Shitjesh dhe Marketingu në Ndërmarrjen Publike të Energjisë dhe Centraleve Bërthamore në Francë, z. Luan Rama, ish ambasador e shkrimtar, z. Zamir Mati piktor, mbi 100 mjekë, inxhinierë etj.

Të angazhuar fuqishëm në fushën kulturore dhe promovimin e Shqipërisë, ata kanë ndjekur me shumë vëmendje reformat në fushën e diasporës, duke përgëzuar Ministrin Majko për përpjekjet dhe arritjet në këtë aspekt. Shoqata e informoi z. Majko se organizonte më shumë se 15 aktivitete në vit dhe se kishte botuar një sërë librash. Ministri përshëndeti veprimtarinë e pasur të komunitetit shqiptar në Paris dhe rrethina, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në të gjitha fushat.