Postuar më:29/01/2018

Vizita në Romë, Ministri Majko takon zyrtarë italianë

espocito1

Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko u takua të hënën me Drejtoreshën e Përgjithshme të Migracionit dhe Politikave të Integrimit në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale në Itali, znj. Tatiana Esposito. Bisedimet u përqendruan tek çështje që prekin komunitetin shqiptar ne Itali.

Z. Majko e informoi znj. Esposito lidhur me strukturat e ngritura nga Ministri i Shtetit dhe qeveria shqiptare, duke kërkuar bashkëpunim të ngushtë me strukturat italiane për zgjidhjen e problematikave për komunitetin tonë atje. Ministri e vuri theksin tek rëndësia e shkëmbimeve të ideve dhe informacioneve, për të mundësuar një qasje sa më të efektshme ndaj komuniteteve që jetojnë në të dyja vendet. Znj. Esposito u shpreh e disponueshme për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve që do ti adresohen Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Në takim u diskutua edhe për një projekt të ri mes dy vendeve, që do të ketë në fokus problematikat e komuniteteve shqiptare dhe italiane.
Ministri e ftoi Drejtoreshën e Përgjithshme të Migracionit dhe Politikave të Integrimit në një vizitë në Tiranë, siç tha, për të diskutuar më hollësisht mbi temat e prekura në takimin e së hënës. E pranishme në takim ishte edhe Ambasadorja shqiptare në Itali, znj. Anila Bitri.

Të rejat e fundit