Postuar më: 07/06/2018

Miratohet Ligji për Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

Korniza ligjore në mbrojtje të shqiptarëve jashtë vendit bëhet më e plotë me Ligjin e ri për “Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”, i miratuar të enjten në Kuvendin e Shqipërisë.

Misioni i ligjit është sigurimi dhe shpërndarja e mjeteve financiare, në kuadër të nxitjes se zhvillimit social-ekonomik e kulturor, bazuar në strategjitë e caktuara si prioritare për diasporën, si edhe brenda vendit, përmes promovimit, inkurajimit dhe orientimit të prirjeve filantropike dhe investimeve të diasporës në mbështetje të zhvillimit të Shqipërisë.

Mbi bazë të ligjit, veprimtaria e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës ka të bëjë me hartimin, menaxhimin, financimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e projekteve të lidhura me misionin e tij.  Mbështetur në ligj, ky organizëm do të ndihmojë në krijimin e Dhomës së Biznesit për Diasporën.