Postuar më: 17/05/2018

Miratohet “Strategjia dhe Plani i Veprimit për Diasporën”

foto strategjia

Qeveria Shqiptare ka tashmë një strategji të qartë dhe mirëstrukturuar për mbështetjen e diasporës. E hartuar pas një punë intensive të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Grupit Ndërministror të Punës, strategjia mori dritën jeshile në mbledhjen e qeverisë dhe u firmos më pas nga Kryeministri z. Edi Rama. Strategjia mbështet emigrantët jashtë vendit dhe nxit zhvillimin e politikave shtetërore për përfshirjen dhe kontributin e komuniteteve jashtë vendit në zhvillimin socio-ekonomik dhe politik të Shqipërisë.  Objektivat kryesorë të strategjisë janë tre; krijimi i një kuadri të plotë të politkëbërjes mbi diasporën; krijimi i një instrumenti të dobishëm në ndihmë të Qeverisë dhe aktorëve të tjerë për të përmirësuar dhe fuqizuar bashkëpunimin me Diasporën dhe përgatitja e administratës për nivelin e ri të marrëdhënies të politikës shtetërore me Diasporën. Përpos organeve që do të institucionalizojnë marrëdhënien e shtetit me diasporën, të tilla si Agjencia Kombëtare ë Diasporës, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, Komiteti Shtetëror për Diasporës e Këshilli Koordinues, strategjia parashikon ngritjen e një Qendre Botimesh, organizmin e një Samiti të Diasporës dhe nxitjen e përmirësimit të cilësisë së shërbimeve në shtetet ku janë vendosur komunitetet më të mëdha.  Një tjëtër synim i rëndësishëm është krijimi i regjistrit të organizatave shqiptare të diasporës që do të krijojë bazën e memories shtetërore për të tashmen dhe të ardhmen. Ngritja e qendrave kulturore, promovimi i të drejtave të diasporës, organizimi i komuniteteve jashtë vendit dhe e drejta e votës janë gjithashtu ndër prioritetet e strategjisë.

foto strategjia

Të rejat e fundit