Postuar më: 18/12/2017

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, me iniciativë të Ministrit të Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, në bashkëpunim me Postën Shqiptare, emetohen Pullat e Postës kushtuar Migracionit Shqiptar

seri emigracioni

Gjatë gjithë historisë njerëzore migrimi ka qenë një shprehje e guximshme e vullnetit të individit për të kapërcyer vështirësitë dhe për të jetuar një jetë më të mirë. Kjo ka nxitur në masë të madhe njerëzit me dëshirë dhe kapacitet për të lëvizur në vende të tjera.

Duke marrë parasysh numrin e madh dhe në rritje të emigrantëve në botë, më 4 dhjetor 2000 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara caktoi 18 Dhjetorin si Ditën Ndërkombëtare të Emigracionit. Më 18 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme miratoi konventën ndërkombëtare “Për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre”.

Krahasuar me popullsinë në vendin e origjinës, migracioni shqiptar mund të krahasohet si ndër më të mëdhenjtë në botë. Sot diaspora shqiptare është e pranishme në shtetet Europiane, Kanada, Australi, Azi dhe Afrikë. Në shumicën e vendeve mikpritëse shqiptarët kanë themeluar organizatat e tyre.

 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Migracionit, me iniciativë të Ministrit të Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, në bashkëpunim me Postën Shqiptare, emetohen Pullat e Postës kushtuar Migracionit Shqiptar.

Të rejat e fundit