Postuar më:21/03/2018

Nënshkruhet memorandumi me ‘Germin’

IMG 9400

Fuqizimi i rolit të diasporës në zhvillimin dhe demokratizimin e vendit amë. Është ky qëllimi i memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar nga Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko dhe znj. Liza Gashi, drejtoreshë e programeve në organizatën jofitimprurëse “Germin”, e cila përdor teknologjitë dhe kanalet virtuale për të përfshirë diasporën në avancimin e zhvillimit të demokracisë në vendin e origjinës. Palët u dakordësuan të bashkëpunojnë në disa fusha prioritare të tilla si; korniza ligjore dhe institucionale për përfshirjen e diasporës; e drejta e votës për shqiptarët jashtë vendit dhe përfaqësimi i tyre në kuvend; promovimi e shkëmbimi profesional; shkëmbimi edukativ dhe kulturor; promovimi i projekteve të diasporës. Bashkëpunimin në fushën e diasporës, Ministri Majko e cilësoi si tëpër të rëndësishëm për cilësinë e jetës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ndërsa znj. Gashi, theksoi se qëllimi i organizatës është përfshirja e Diasporës në zhvillim dhe politikëbërje.

Të rejat e fundit