Postuar më: 05/06/2018

Përurohet shkolla në Dibër, i pranishëm Ministri Majko

Shkolla 'Ajet Ndreu'

“Ajet Ndreu” quhet shkolla e rikonstruktuar së fundmi në Sllovë të Dibrës, me mbështetjen e një sipërmarrësi të suksesshëm shqiptar në Itali, z. Shpend Ndreu. Të ftuar në ceremoninë e përurimit të shkollës së rikonstruktuar ishte Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, Ministrja e Arsimit znj. Lindita Nikolla, autoritete vendore, deputetë e banorë të zonës.  Në fjalën e tij përshëndetëse z. Majko vlerësoi lart ‘shembullin e financimit nga diaspora’, duke e vënë theksin tek kontributi i çmuar që po japin shqiptarët jashtë vendit në zhvillimin e Shqipërisë. Së bashku me pjesëtarët e tjerë të qeverisë, Ministri Majko përcolli mesazhin e forcimit të ndjenjave kombëtare. Pas fjalëve përshëndetëse dhe një koncerti të shkurtër të fëmijëve, të pranishmit vizituan ambientet e brendshme të shkollës.

a00711d2 7f82 4777 af35 2068e7ccbf65