Postuar më: 21/03/2018

Pritje për Ministrin Majko në Ambasadën e Shqipërisë në Britaninë e Madhe

fc3c4d99 8010 4fbe ba41 7ea594bf7c39 1

Vizitën në Londër, Ministri i Shtetit për Diasporën e mbylli në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar. Në aktivitetin e organizuar nën kujdesin e veçantë të Ambasadorit Qirjako Qirko, ishin të ftuar profesionistë të fushave të ndryshme. Z. Majko informoi të pranishmit mbi takimet e rëndësishme të zhvilluara gjatë qëndrimit në kryeqytetin britanik dhe foli për eksperiencat e suksesshme të emigrantëve në këtë vend. Ministri vlerësoi maksimalisht arritjet e shqiptarëve të Britanisë, të cilët siç tha, janë kthyer në një spirancë të Shqipërisë ne shtetin e zhvilluar perëndimor. Ai pohoi se qeveria po përpiqet të krijojë hapësira dhe mundësi që do të favorizonin rikthimin e intelektualëve në vendin e origjinës.  Ndërsa përgëzoi diasporën atje për inciativat e ndërmarra për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit, Ministri Majko kërkoi më shumë organizim mes komunitetit, duke theksuar nevojën e krijimit të lidhjeve të forta. Z. Majko premtoi se në bashkëpunim me qeverinë, do të adresojë problematikat dhe shqetësimet e shprehura nga përfaqësuesit e komunitetit.

 

Të rejat e fundit