Postuar më:21/12/2017

Projekti “Angazhimi i Komuniteteve Shqiptare jashtë Vendit për Zhvillimin Social Ekonomik të Shqipërisë”

20171221 103606

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në kuadër të projektit “Angazhimi i Komuniteteve Shqiptare Jashtë Vendit për Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”.
Projekti, i financuar nga Bashkëpunimi Italian me përfshirjen operacionale të Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS), do të zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrimin (IOM). Projekti  ka për qëllim të kontribuojë për të forcuar angazhimin dhe rritjen e kontributit të Komuniteteve Shqiptare Jashtë Vendit për Zhvillimin e Shtetit Shqiptar.

Ministri i Shtetit për Diasporën në këtë projekt është anëtar i Këshillit Drejtues. Nga dita e sotme projekti hyn në një fazë aktive.

Të rejat e fundit