Postuar më: 12/04/2018

Projekte për bashkëpunimin tregtar Shqipëri-Zvicër

8d52bd2b e191 4e2d b05f 26208efb8980

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko dhe homologu i tij në Kosovë Dardan Gashi, zhvilluan një takim me kryetarin e Dhomës Tregtare Zvicër-Kosovë Staphan Sarkany. Ai vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë të Shqipërisë dhe Kosovës për çështjet e diasporës, duke shprehur kënaqësinë e veçantë për praninë e dy Ministrave. Z. Sarkany u ndal tek projektet e institucionit të drejtuar prej tij, për trajnimin profesional të të rinjve shqiptarë. Zvicra sipas tij, shquhet për formimin profesional më të mirë në botë. Duke përmendur bashkëpunimin e suksesshëm me Kosovën, Kryetari i Dhomës Tregtare shprehu interesin për projekte të ngjashme me Shqipërinë. Ministrat vizituan më pas ambientet e Universitetit Popullor Shqiptar të Gjenevës, i konsideruar një laborator integrimi. Presidenti i këtij universiteti, njëkohësisht parlamentar zviceran, e cilësoi Gjenevën si një prej qyteteve më ndërkombtare në botë dhe përmendi lidhjet e forta mes Shqipërisë, Kosovës dhe Zvicrës. Ai foli për punën e Universitetit të drejtuar nga znj. Albana Krasniqi, për mirëintegrimin e shqiptarëve që jetojnë atje. “Por të integrohesh nuk do të thotë të harrosh”, tha presidenti i UPSH, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit, kulturës dhe historisë së vendit të origjinës. Dy Ministrat vlerësuan përpjekjet e institucionit në mbështetje të integrimit të shqiptarëve dhe shprehën interesin për projekte të përbashkëta. Nuk mund të mungonin homazhet pranë bustit të Skënderbet, buzë liqenit Leman.

 

1d5a9725 1c36 4d7e 8063 f2e53fb1d6db

18395f66 332a 4659 8e7b 2e3a7a73594b

cd8ce2cb b281 47fa aa8b bf45b37d8ef4

6032a11e d9d0 4925 87ba 22efb2fa967e

Të rejat e fundit