Postuar më: 23/04/2018

Qendrat fetare në Çikago, vatra të kulturës shqiptare

feature

Qendrat fetare të themeluara nga komuniteti shqiptar nëpër botë, janë kthyer në vatra të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare. Kontribut të paçmuar në këtë aspekt kanë dhënë Kisha Ortodokse Shqiptare “Shën Nikolla” dhe Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane në Çikago, të vizituara të dielën nga Ministri i Shtetit për Diasporën. Kisha, e cila feston 75 vjetorin vitin e ardhshëm, është një prej më të vizituarave në SHBA dhe përfshin një qendër kulturore të pasur me artefakte dhe foto të rralla të historisë shqiptare. Ministri Majko informoi të pranishmit mbi planin për hapjen e një seksioni kushtuar diasporës në Muzeun Historik Shqiptar, ku siç tha, mund të ekspozohen materialet e mbledhura nga komuniteti ortodoks. Pjesë e koleksionit janë foto të pashfaqura të Faik Konicës.
Në Kishë zhvillohet edhe mësim i gjuhës shqipe.

inner

inner

Të rejat e fundit