Postuar më: 04/07/2018

Reforma për diasporën; Ministri Majko, raportim para Komisionit për Politikën e Jashtme

okkk

Pas raportimit për Komitetin Shtetëror për Diasporën, Ministri Pandeli Majko prezantoi para Komisionit për Politikën e Jashtme, reformat e ndërmarra deri më tani në fushën e diasporës.  Ministri detajoi për të pranishmit arritjet në ndërtimin e një strukture shtetërore për diasporën, u ndal tek reforma legjislative, strategjia kombëtare dhe plani i veprimit 2018-2024 dhe votimi i shtetasve të Shqipërisë jashtë vendit. Z. Majko paraqiti gjithashtu një raport të imtësishëm mbi vizitat e punës jashtë vendit dhe pasqyrën financiare. Në fjalën e tij, Ministri i Shtetit për Diasporën tha se ishte përmbyllur faza e parë e ndërtimit të strukturës shtetërore për diasporën, e cila do të funksionojë mbi bazën e tre ligjeve të miratuara në kohë rekord.  Z. Majko përmendi rëndësinë e hartimit të një strategjie dhe plani veprimi për diasporën me karakter shumëplanësh. Ai foli për përgatitjet që po bëhen lidhur me samitin e diasporës dhe u ndal tek rëndësia e materialit mbi votimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Sipas tij, komisioni duhet të njihej me eksperienca apo sugjerimet që do të ndihmojnë ne realizimin e reformës së kodit zgjedhor. Kryetarja e Komsionit, znj. Mimi Kodheli, e pyeti Ministrin mbi autoritetin dhe kriteret për dhënien e çmimin Ambasador i Kombit dhe gjithashtu për bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit, që e cilësoi si tepër të rëndësishëm.

Anëtarët e Komisionit i drejtuan pyetje Ministrit lidhur me ecurinë e procesit të ngritjes së Agjencisë për Diasporën dhe Fondit të Zhvillimit, mbi nxitjen e marrëveshjeve për sigurimet në vendet ku jetojnë shqiptarë dhe krijimin e një baze të plotë të dhënash të shqiptarëve jashtë vendit. Në fund u prezantua edhe një projekt-rezolutë për reformën e politikës shtetërore për diasporën, e cila do të shqyrtohet nga komisioni.