Postuar më: 20/03/2018

Sipërmarrjet e suksesshme në Londër

4 2

Ministri i Shtetit për Diasporën vizitoi të hënën ambjentet e “4 M Group”, një studio e suksesshme arkitekture në Londër, e themeluar nga shqiptarë. Drejtor ekzekutiv i firmës është z. Përparim Rama, ndërsa shqiptarë të tjerë përbëjnë grupin e arkitektëve, dizenjatorëve e ndërtuesëve të talentuar. I themeluar në vitin 2004, “4 M Group” është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare dhe ka zyra edhe në Irlandë e Kosovë. Përfaqësuesit e grupit njohën z. Majko me projektet ambicioze në qytete të ndryshme, përfshirë Prishtinën. Në planet e tyre është edhe një projekt në bregdetin jugor të Shqipërisë, ende në fazat fillestare. Ministri i Shtetit vlerësoi lart punën e arkitektëve shqiptarë, të cilët siç tha, janë kthyer në një aset të shoqërisë britanike. Gjatë vizitës u bë edhe një lidhje me Skype me zyrat e “4 M Group” në Prishtinë.

Me pas, Ministri vizitoi zyrat e një sipërmarrjeje tjetër të suksesshme që mban vulën shqiptare. Bëhet fjalë për kompaninë e kontabilitetit “Major’s Accounts” e themeluar nga Shyqyri Bajrakurtaj. Firma e menxhuar nga vajza e tij Elona, numëron mbi 8 mijë klientë. Z. Bajrakurtaj informoi z. Majko mbi shërbimet që ofron kompania e tij, ku siç tha, kërkojnë konsulencë për hapjen e bizneseve edhe shqiptarë. Revista zyrtare e parlamentit britanik i ka kushtuar hapësirë në faqet e saj, sipërmarrjes dhe ekspertëve shqiptarë të kontabilitetit.

 

Të rejat e fundit