Postuar më: 18/01/2018

Strategjia për diasporën, mbledhja e grupit të punës

diaspora1

Fondi për diasporën, bashkëpunimi me FMN dhe INSTAT dhe përgatitja e një plani kulturor për diasporën, ishin mes çështjeve kryesore të diskutuara në takimin e tretë të grupit të punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Diasporën dhe të Planit të Veprimit. Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, dëgjoi komentet e gjithashtu sugjerimet e përfaqësuesëve të ministrive të ndryshme lidhur me propozimet për strategjinë, duke u ndalur kryesisht tek problematikat që prekin mësuesit e studentët e diasporës. Ministri Majko theksoi gjithashtu nevojën e bashkëpunimit me INSTAT për statistikat mbi shqiptarët jashtë vendit. Takimi i radhës u caktua në datën 16 shkurt.

 

Të rejat e fundit