Postuar më:22/03/2018

Strategjia për diasporën, pranë miratimit

5d2d2376 1ba9 40ed bca7 e082f631954a

Strategjia për diasporën është një hap larg kalimit per miratim në qeveri. Këtë javë u mbajt takimi i fundit i Grupit të Punës për Hartimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Diasporën. Përfaqësuesit e të gjitha ministrive paraqitën propozimet e fundit për ndryshime dhe draft marrëveshja pritet te përfundohet brenda pak ditëve. Në fjalën e tij, Ministri Pandeli Majko e vuri theksin tek nevoja e angazhimit të shumë insitucioneve, për shkak të natyrës se gjerë e komplekse të marrëveshjes. Komiteti Shtetëror sipas tij, nuk do të jetë një institucion formal, por do të çojë përpara strategjinë dhe kryesisht planin e veprimit. Ministri Majko theksoi edhe një herë së kjo nuk është e strategjia e një ministrie por e qeverisë dhe masat do të diskutohen në mbledhjen e rregullt te Komitetit Shtetëror të drejtuar nga Kryeministri.

Të rejat e fundit