Postuar më: 30/01/2018

Diaspora në Itali, një histori suksesi

majko1 1

Një histori suksesi. Kështu është cilësuar eksperienca e emigrantëve shqiptarë në Itali gjate konferencës së titulluar “Itinerar shqiptar”, ku ishte i pranishëm Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko. Në konferencën e organizuar nga shoqata ”Ochio Blu’’ në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Romë e ku morën pjesë zyrtarë dhe ekspertë mbi çështjet e emigracionit, z.Majko e vuri theksin tek shembulli pozitiv që përfaqëson komuniteti shqiptar në itali.

“Ajo që ka ndodhur me shqiptarët e Italisë mund të konsiderohet një nga eksperiencaT më të sukseshme të emigracionit në Europën Lindore”, ishin fjalët e Ministrit, i cili shtoi se arbëreshët dhe emigrantët e rinj kanë kontribuar në krijimin e një lidhje jashtëzakonisht të ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë. Ministri e informoi panelin lidhur me hapat e shpejtë që po ndërmerren për ti ofruar një mbështetje edhe më të madhe emigrantëve, si nga pikëpamja insitucionale ashtu edhe nga ajo ligjore. Z. Majko foli mbi debatin për të drejtën e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, çështje kjo, e cila siç tha, gëzon konsensus në politikën shqiptare.

Ministri përmendi gjithashtu inciativat dhe përpjekjet e Ministrisë së Diasporës dhe gjithashtu qeverisë për tu krijuar lehtësira emigrantëve shqiptarë në të gjithë botën. Pjesëmarrësit në konferencë u ndalën tek historitë e suksesshme të shqiptarëve në Itali, si një dëshmi e integrimit të plotë të tyre. Gjate konferencës u diksutua edhe mbi problematikat e komunitetit tonë atje dhe menyrat e tejkalimit të tyre. “Shqiptarët në Itali, një histori e suksesshme emigracioni” quhej dokumentari i shfaqur në vazhdën e konferencës, i cili tregoi rrugëtimin e diasporës sonë atje.

Të rejat e fundit