Postuar më: 24/01/2018

Takimi i përbashkët i Ministrave të Diasporës së Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës

5 1

Ministrat e Diasporës së Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, z. Pandeli Majko, z. Edmond Ademi, dhe z. Dardan Gashi zhvilluan një takim trepalësh në Ohër. Ata vlerësuan se bashkëpunimi në fushën e diasporës është i dobishëm dhe një fushë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis tre shteteve në rajon. Takimi i Ohrit u konsiderua si një fillim i rëndësishëm për të nxitur veprim të përbashkët në forcimin e lidhjeve midis vendeve në kuadër të procesit të integrimit euroatlantik.

Ministrat përshëndetën vendimin e fundit të Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e Ligjit të gjuhës, si një akt që jep kontribut për bashkëpunim të ngushtë rajonal. Ministrat ranë dakord të kryejnë vizita të përbashkëta në SHBA, Gjermani dhe vende të tjera për të takuar komunitetet e diasporës. Ata u dakordësuan gjithashtu, që veprimi i tyre i përbashkët të vazhdojë dhe të jetë përfshirës me marrëveshje reciproke edhe për palë të tjera të interesuara në rajon.

Të rejat e fundit