Postuar më:20/11/2017

Takimi: “Ridimensionimi i Diplomacisë Ekonomike Shqiptare: Sfida dhe Mundësi”

cover 3

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko mori pjesë në punimet e takimit tre-ditor me Ambasadorët e Shqipërisë në botë për “Ridimensionimin e Diplomacisë Ekonomike Shqiptare: Sfida dhe Mundësi”, të organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Diskutimet e ditës së tretë të takimit u fokusuan në bashkëpunimin dhe koordinimin, nëpërmjet mekanizmave formalë dhe joformalë, midis strukturave në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në partneritete dinamike me aktorë shtetërorë dhe jo– shtetërorë.

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama u shpreh se: “Diaspora është një burim i jashtëzakonshëm dhe i pashfrytëzuar per sa i përket përfshirjes në jetën ekonomike të vendit, kapacitetve të jashtëzakonshme që ajo ka: kapaciteteve akademike dhe kapaciteteve intelektuale që ka në të gjitha nivelet ku ajo është e pranishme”.

Ministri Majko nënvizoi se diaspora shqiptare është një aset me ndikim të qenësishëm në zhvillimin e vendit, duke u ndalur në faktin se përfaqësitë tona duhet të jenë pikë referimi për organizimin e saj: “Rreth gjysma e shtetasve shqiptarë jetojnë në shtetet e tjera pritëse, ndaj migrimi është një cilësi kombëtare dhe si i tillë do të kërkojë raportin e tij me diplomacinë. Aktualisht kemi një migracion ende te pa organizuar, në këtë momënt delikat për të ardhmen, atje ku përqëndrimi i migracionit shqiptar është më i madh, pikë referimi i Diplomacisë dhe i Ambasadave tona do të kërkohej komunikimi dhe nxitja e organizimit të shqiptarëve në vëndet pritëse pa dallime, për vendlindjen”.

 

Të rejat e fundit