Postuar më:15/05/2018

Tollo, model i integrimit të shqiptarëve

majko feature

Tollo, model i integrimit të shqiptarëve

“Shqiptarët në Tollo janë aq të integruar, sa nëse një ditë do të vendosnin të mos punonin më, ekonomia do të goditej rëndë”
Kështu u shpreh Kryebashkiaku i qytetit të njohur për vreshtat dhe ullishtet në rajonin e Abruzzo-s, z. Angelo Radica, gjatë takimit me Ministrin e Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko.
Ndërsa përmendi rëndësinë që ka komuniteti shqiptar dhe shembujt e panumërt të integrimit të suksesshëm, z. Radica sugjeroi që sistemi i Tollo-s të shfrytëzohej si model.

majko1 1

majko2 1
“Tollo është një emblemë e integrimit dhe unë do të doja ta propozoja atë si model, mbi bazën e praktikës europiane ‘best practice’. Kur diçka në një vend të caktuar funksionon mirë, duhet patjetër të kopjohet.”, tha Kryebashkiaku, i cili u shpreh i gatshëm të ofrojë bursa për studentët shqiptarë të cilët do të studiojnë sistemin e Tollo-s.

Kryetari i Bashkisë e shoqëroi më vonë Ministrin në takimin me përfaqësues të komunitetit, ku edhe një herë shprehu mirënjohjen për shqiptarët atje, duke i cilësuar shtyllë të shoqërisë së Tollo-s. Ai vlerësoi gjithashtu propozimet konkrete të z. Majko për mësimin e gjuhës shqipe.
“Ai na dha një shembull se si mund të bashkohet dhe integrohet një komunitet”, ishin fjalët e z. Radica.

majko3 1

majko4 1
Nga ana e tij, Ministri Majko falënderoi të pranishmit për emrin e mirë që i kanë dhënë komunitetit. Ministri shprehu qëllimin për krijimin e një marrëdhënieje me autoritetet rajonale, që siç tha, kanë një rol kyç sa i përket politikave për emigrantët. Në bashkëbisedimin e hapur u fol për reformat e ndërmarra deri më tani për çështjen e diasporës, pensioneve dhe gjithashtu të drejtën e votës. Sa i përket çështjes së pensioneve, Ministri pohoi se për çdo shtet po negociohej një mënyrë e caktuar veprimi.

majko5 1

Gjatë qëndrimit në Tollo, Ministri Majko vizitoi edhe një kantinë të suksesshme vere, e drejtuar nga z. Adriatik Ziu. Kantina prodhon rreth 160 kuintal verë në vit për rajonin e Abruzzo-s.

majko6

Të rejat e fundit