Postuar më: 01/11/2017

Tryezë e rrumbullakët për projektin: “Angazhimi i Komuniteteve Shqiptare jashtë vendit për Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”.

pandeli1

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët, të organizuar në kuadër të projektit “Angazhimi i Komuniteteve Shqiptare jashtë vendit për Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”. Kjo tryezë, e organizuar nga IOM, ka për qëllim diskutimin ndërmjet partnerëve të këtij projekti, në lidhje me ecurinë dhe fazat për zbatimin e tij. Projekti është financuar nga Bashkëpunimi Italian me përfshirjen operacionale të Agjencisë Italiane për Bashkëpunim për Zhvillim (AICS) dhe do të zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM). Qëllimi i këtij projekti, zbatimi i të cilit u diskutua sot në tryezën e rrumbullakët, është rritja kontributit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit, në zhvillimin e vendit.

Të rejat e fundit