Postuar më:07/05/2018

Z. Majko në Shepparton, ‘kryeqyteti’ i shqiptarëve në Australi

1

Në qytetin e Shepparton, i konsideruar si kryeqyteti i shqiptarëve në Australi, Ministri Majko u takua me përfaqësues të suksesshëm të diasporës. Në qytetin e njohur për popullsinë shumëkombëshe, emigrantët shqiptarë janë mes grupeve të para që janë vendosur atje, plot 100 vite më parë. Në Shepparton të Viktorias jetojnë tani rreth 3000 shqiptarë, të cilët janë pjesë e një prej komuniteteve më të forta dhe të vjetra shqiptare në Australi. Gjatë takimit me Ministrin e Shtetit për Diasporën, përfaqësuesit e komunitetit folën për përpjekjet e tyre për ruajtjen gjuhës dhe trashëgimisë kulturore, duke ngritur xhaminë e parë në shtetin e Viktorias dhe duke organizuar aktivitete të ndryshme. Historinë e tyre, shqiptarët e Shepparton, e kanë përmbledhur në librin e quajtur “Kurbeti”, një kopje të të cilit ia dhuruan z. Majko. Ministri përgëzoi bashkëkombësit për unitetin e tyre, sukseset e arritura në shtetin pritës dhe vullnetin për të ruajtur të gjallë identitetin edhe pas kaq shumë vitesh.

2

3

Shqiptarët që jetojnë në Shepparton janë kryesisht nga Korça dhe shumë prej tyre janë afirmuar në industrinë e fruta-perimeve, duke ndërtuar edhe ferma të vogla. Gjatë qëndrimit në Shepparton, z. Majko vizitoi disa prej bizneseve të suksesshme të shqiptarëve atje, të tilla si “Selman Bros. Transport”, i themeluar 40 vite më parë nga vëllezër Devollinj, të ardhur para luftës së dytë botërore.

4 5 7

“Valley Star” është një tjetër sipërmarrje e suksesshme shqiptarësh nga Voskopoja, që merret me paketimin e frutave dhe perimeve. Ministri vizitoi gjithashtu ambientet e fermës “Gëzim Sherolli” dhe të sipërmarrjes së familjes Bello, po nga Korça. Me pas z. Majko ndaloi tek xhamia e parë shqiptare në Shepparton.

 

 

Të rejat e fundit